Kreu i Këshillit të Evropës dhe kryeministri britanik u angazhuan për tranzicion të qetë në Siri
- Kryetari i ri i Këshillit të Evropës, Antonio Koshta dhe kryeministri britanik, Kir Stramer sot e cekën rëndësinë e "tranzicionit të qetë" në Siri, pasi që kryengritësit islamistë e rrëzuan presidentin Bashar al Asad.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:59, 12 dhjetor, 2024
Londër, 12 dhjetor 2024 (MIA) - Kryetari i ri i Këshillit të Evropës, Antonio Koshta dhe kryeministri britanik, Kir Stramer sot e cekën rëndësinë e "tranzicionit të qetë" në Siri, pasi që kryengritësit islamistë e rrëzuan presidentin Bashar al Asad.
Koshta dhe Stramer, të cilët u tkauan për herë të parë në Lindër, "u dakorduan për rëndësinë e sigurimit të tranzicionit të qetë drejt stabilitetit afatgjatë politik pas rënies së regjimit brutal të Asadit", thuhet në deklaratën e përbashkët.
Asad u rrëzua të dielën nga koalicioni i kryengritësve islamistë të kryesuar nga grupi Hajat Tahrir al-Sham, ish degë lokale e Al Kaedës.
pas kësaj, u emërua kryeministri përgjegjës për tranzicionin, Mohamad al Bashir, i cili premtoi se do të vendosë "sundim të së drejtës".
Lidhur me çështjen për Ukrainën, Stramer dhe Koshta e përsëritën "përkushtimin e tyre tëpaluhatshëm prë sigurimin e vazhdueshëm të mbështetjes politike, financiare, ekonomike, humanitare, ushtarake dhe diplomatike për Ukrainën dhe popullin e saj, për aq kohë sa do të nevojitet intensivisht". ab/
Foto: ЕPА