• e enjte, 07 nëntor 2024

Kreu i diplomacisë turke bisedoi me liderin e Hamasit

Kreu i diplomacisë turke bisedoi me liderin e Hamasit

Ankara, 21 janar 2024 (MIA) - Kreu i diplomacisë turke, Hakan Fidan, e priti kreun e grupit të armatosur palestinez "Hamas", Ismail Hanija", njoftoi agjencia Anadolia, duke u referuar në burime nga Ministria turke e Punëve të Jashtme. 

Të dy shkëmbyen mendime mbi mundësinë për një armëpushim sa më të shpejt në Rripin e Gazës.

U bisedua edhe për çështje që lidhen me rritjen e vëllimit të ndihmës humanitare për Gazën dhe lirimin e pengjeve. 

Fidan dhe Hanija iu referuan edhe çështjes për zgjidhjen e krizës në bazë të krijimi të dy shteteve me synimin për të vendosur paqe të qëndrueshme në rajon. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR