• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kreu i ANEA-s së shpejti do ta vizitojë Iranin 

Kreu i ANEA-s së shpejti do ta vizitojë Iranin 

Teheran, 27 shkurt 2023 (MIA) - Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA) Rafael Grosi pritet të udhëtojë në Iran në ditët në vijim, kumtuan sot autoritetet iraniane.

"Grosi do të vijë në ditët në vijim me ftesë zyrtare të Organizatës Iraniane të Energjisë Atomike. Shpresojmë që vizita të jetë bazë për një bashkëpunim më të madh ndërmjet Iranit dhe ANEA-s", deklaroi Behruz Kamalvandi, zëdhënës i kësaj organizate.

Zyrtarët iranianë javën e kaluar kumtuan se përfaqësuesit e ANEA-s kanë udhëtuar në Teheran për të zgjidhur një mosmarrëveshje mbi raportet se inspektorët e KB-së kishin gjetur uranium të pasuruar në 84 për qind, pak më pak se 90 për qind e kërkuar për të prodhuar një bombë atomike.

Pastaj Teherani e mohoi atë informacion, duke siguruar se deri më tani nuk ka pasur asnjë përpjekje për pasurimin e uraniumit me më shumë se 60 për qind.

Megjithatë, ky prag është shumë më i lartë se 3,67 për qind e vendosur nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR