Kreshnik Ahmeti: Armenia i njohu pasaportat e Kosovës
- Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti, kumtoi se Armenia i njohu pasaportat e Kosovës.
- Post By Fami Bajrami
- 20:37, 20 dhjetor, 2024
Prishtinë, 20 dhjetor 2024 (MIA) - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti, kumtoi se Armenia i njohu pasaportat e Kosovës.
"Armenia ka njohur zyrtarisht pasaportat e Kosovës, duke përfshirë pasaportat e zakonshme, diplomatike dhe zyrtare. Ky është një hap i rëndësishëm për përforcimin e lidhjeve dhe marrëdhënieve midis qytetarëve dhe institucioneve të dy vendeve", ka shkruar Ahmeti në Fejsbuk.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjithashtu në Fejsbuk ka publikuar se pasaporta e Kosovës po bëhet më e fortë dhe e njohur ndërkombëtarisht.
"Pas liberalizimit të vizave dhe njohjes së pasaportave nga Spanja në janar, e mbyllim këtë vit me lajmin se Armenia, një vend që ende nuk na njeh, prej sot ka vendosur të njohë pasaportën e Republikës sonë", shtoi Kurti. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s