• e enjte, 26 dhjetor 2024

Krerët evropianë paralajmëruan mbështetje për përpjekjet reformuese për kandidatët për anëtarësim në BE

Krerët evropianë paralajmëruan mbështetje për përpjekjet reformuese për kandidatët për anëtarësim në BE

Bruksel, 27 tetor 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian do të vazhdojë të bashkëpunojë me vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe me Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë dhe do të mbështesë përpjekjet e tyre për reforma në rrugën e afrimit drejt bllokut, bëhet e ditur në konkuzionet e Samitit dyditor të BE-së që përfundoi sot pasdite në Bruksel.

 

Lidhur me rajonin, krerët e BE-së gjithashtu shprehën shqetësim të thellë për situatën e sigurisë në veri të Kosovës, duke dënuar ashpër "sulmin e dhunshëm" ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator të vitit 2023.

 

"Bashkimi Evropian pret që autorët të arrestohen dhe të sillen shpejt para drejtësisë, ndërsa Serbia të bashkëpunojë plotësisht dhe të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm në këtë drejtim. Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë përpjekjet e tyre të qëndrueshme për de-përshkallëzim, si dhe të sigurojnë që zgjedhjet e reja të mbahen në veriun e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur, me pjesëmarrjen aktive të serbëve të Kosovës. Dështimi i depërshkallëzimit të tensioneve do të ketë pasoja", porositet në konkluzionet.

 

Këshilli Evropian, siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, shpreh keqardhje edhe për mungesën e implementimit të marrëveshjeve të deritanishme nga të dyja palët dhe i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që t 'i zbatojnë ato pa vonesë ose parakushte, duke përfshirë krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Normalizimi i marrëdhënieve është kusht thelbësor për rrugën evropiane të të dyja palëve dhe ato rrezikojnë të humbasin mundësi të konsiderueshme në mungesë të përparimit”, shtohet në dokumentin.

Lidhur me Ukrainën, riafirmohet dënimi i agresionit rus, si një shkelje e dukshme e Kartës së OKB-së dhe mbështetja e palëkundur e BE-së për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht dhe për të drejtën e saj për vetëmbrojtje.

- Европската унија ќе продолжи да обезбедува силна финансиска, економска, хуманитарна, воена и

"Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të fortë financiare, ekonomike, humanitare, ushtarake dhe diplomatike për Ukrainën dhe popullin e saj për aq kohë sa është e nevojshme", thuhet në konkluzionet, me ç'rast përmenden edhe masa konkrete për të ndihmuar dhe mbështetur vendin.

 

Krerët e BE-së porosisin edhe se do të vazhdojnë të intensifikojnë përpjekjet diplomatike për të siguruar mbështetjen më të gjerë të mundshme ndërkombëtare për paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën.

 

"Rusia dhe krerët e saj duhet të jenë plotësisht përgjegjëse për zhvillimin e një lufte agresive kundër Ukrainës dhe krimeve të tjera më të këqija sipas të drejtës ndërkombëtare. Këshilli Evropian bën thirrje për punë të vazhdueshme, duke përfshirë edhe në Grupin themelor, në përpjekjet për të krijuar gjykatë për të ndjekur penalisht krimin e agresionit kundër Ukrainës, i cili do të gëzojë mbështetjen dhe legjitimitetin më të gjerë ndërrajonal, si dhe drejt krijimit të një mekanizmi të kompensimit në të ardhmen. Gjithashtu, Këshilli Evropian shpreh mbështetjen e tij për punën e Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe dënon përpjekjet ruse për të minuar mandatin dhe funksionimin e saj ndërkombëtar", shtohet në konkluzionet.

е  

Këshilli Evropian gjithashtu dënoi dëbimin dhe transferimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas dhe civilëve të tjerë në Rusi dhe Bjellorusi dhe bëri thirrje për kthimin e tyre të sigurt në Ukrainë. Dokumenti gjithashtu dënon Teheranin, Minskun dhe Phenianin për "mbështetjen e tyre të vazhdueshme ushtarake për luftën agresive të Rusisë".

 

"Bashkimi Evropian do të intensifikojë punën e tij me partnerët për të kundërshtuar narrativet e rreme ruse dhe dezinformatat rreth luftës", shtohet në konkluzionet, në të cilat shprehet edhe zhgënjim për shkak të vendimit të Moskës për t'u tërhequr nga Traktati gjithëpërfshirës i ndalimit të provave bërthamore dhe nga Iniciativa e Detit të Zi për grurin.

 

Krerët e Bashkimit gjithashtu theksojnë mbështetjen e tyre të vazhdueshme për promovimin e një paqeje të qëndrueshme dhe të përhershme midis Armenisë dhe Azerbajxhanit duke u bazuar në parimet e njohjes së sovranitetit, paprekshmërisë së kufijve dhe integritetit territorial dhe theksojnë rëndësinë e sigurimit të të drejtave dhe sigurisë së armenëve nga Karabaku, duke përfshirë kthimin në shtëpitë e ty

 

"Këshilli Evropian fton Përfaqësuesin e Lartë dhe Komisionin të paraqesin opsione se si të forcohen më mirë marrëdhëniet BE- Armeni në të gjitha dimensionet e tyre", bëhet e ditur në tekstin.

 

Për zhvillimet në Lindjen e Mesme, Këshilli Evropian përsërit dënimin e tij për sulmet brutale dhe pa dallim të Hamasit ndaj Izraelit dhe përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore

 

"Këshilli Evropian thekson fuqimisht të drejtën e Izraelit për t'u mbrojtur në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare. Ai përsërit thirrjen e tij drejtuar Hamasit që të lirojë menjëherë të gjithë pengjet pa asnjë parakusht", thuhet në konkluzionet.

Krerët e BE-së përsërisin rëndësinë e mbrojtjes së të gjithë civilëve në çdo kohë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe shprehin shqetësimet e tyre serioze për përkeqësimin e situatës humanitare në Gaza dhe bëjnë thirrje për qasje të vazhdueshme, të shpejtë, të sigurt dhe të papenguar të ndihmës humanitare për ata në nevojë.

 

"Këshilli Evropian kujton nevojën për të shmangur përshkallëzimin rajonal dhe të angazhohet me partnerët në këtë drejtim, duke përfshirë Autoritetin Palestinez. Bashkimi Evropian është i gatshëm të kontribuojë në ringjalljen e procesit politik bazuar në zgjidhjen me dy shtete, duke përfshirë edhe përmes përpjekjeve të Ditës së Paqes, dhe mirëpret iniciativat diplomatike për paqen dhe sigurinë dhe mbështet mbajtjen e një konference ndërkombëtare të paqes së shpejti. Këshilli Evropian thekson nevojën për të luftuar përhapjen e dezinformatave dhe përmbajtjes së paligjshme dhe thekson përgjegjësinë ligjore të platformave në këtë kontekst", bëhet e ditur në konkluzionet.

Krerët e BE-së dënuan sulmet e fundit terroriste në Francë dhe Belgjikë në të cilat u vranë dhe u plagosën shtetas suedezë dhe francezë dhe theksuan se Bashkimi qëndron i bashkuar dhe i vendosur në luftën kundër terrorizmit, urrejtjes dhe ekstremizmit të dhunshëm të të gjitha llojeve.

 

"Këshilli Evropian u bën thirrje institucioneve dhe vendeve anëtare të angazhohen në përpjekje të përbashkëta për të mobilizuar të gjitha fushat përkatëse të politikave në nivel kombëtar dhe të BE-së për të përmirësuar sigurinë e brendshme, duke përfshirë forcimin e zbatimit të ligjit dhe bashkëpunimin gjyqësor, shkëmbimin e informacionit përmes përdorimit të plotë të bazave të të dhënave përkatëse, mbrojtjen e kufijve të jashtëm, luftën kundër kontrabandistëve dhe bashkëpunimin e ngushtë me vendet e treta", shtohet në dokumentin.

 

Në fushën e ekonomisë, theksohet se Bashkimi Evropian ka nevojë për një bazë të fortë ekonomike që do të sigurojë konkurrencën e saj afatgjatë dhe një fushë loje të barabartë si brenda ashtu edhe në nivel global, me një treg të vetëm plotësisht funksional.

 

"Bashkimi Evropian duhet të forcojë bazën e tij industriale dhe teknologjike dhe të forcojë elasticitetin e tij ekonomik, të sigurojë lidhjen, qasjen në tregun global dhe produktivitetin, në mënyrë që të arrijë autonominë strategjike duke ruajtur ekonominë e tij të hapur", vlerësojnë krerët e BE-së. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR