• e mërkurë, 26 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Kremlini: Rusia është afër dëbimit të forcave ukrainase nga Kursku

Kremlini: Rusia është afër dëbimit të forcave ukrainase nga Kursku

Moskë, 13 mars 2025 (MIA) - Presidenti rus Vlladimir Putin dje e ka vizituar rajonin perëndimor rus të Kurskut për herë të parë që kur forcat ukrainase pushtuan një pjesë të territorit në rajon.

Putini i veshur me uniformë ushtarake, e vizitoi qendrën e kontrollit në rajonin e Kurskut që e shfrytëzojnë forcat ruse, njoftoi televizioni shtetëror rus.

"Për hir të së vërtetës, në kohën më të shkurtër të mundshme, ne duhet të mposhtim më në fund armikun që është i ngulitur në rajonin e Kurskut dhe ende po kryen operacione mbrojtëse këtu", tha Putini në fjalimin e tij drejtuar kreut ushtarak ruse.

Valeri Gerasimov, shefi i Shtatmadhorisë ruse, informoi presidentin se forcat ukrainase në zonën e Kurskut tani ishin të rrethuara.

"Është duke u zhvilluar shkatërrimi i tyre sistematik", tha Gerasimov.

Por, komandanti i armatës ukrainase, Oleksandr Sirski, njoftoi në Fejsbuk se luftimet vazhdojnë në periferi të qytetit Suxha dhe se forcat ukrainase do të vazhdojnë të veprojnë atje "për aq kohë sa është e nevojshme dhe ka kuptim". qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR