• e premte, 10 janar 2025

Kremlini: Putini do ta mirëpriste dëshirën e Trampit për kontakte

Kremlini: Putini do ta mirëpriste dëshirën e Trampit për kontakte

Moskë, 9 janar 2025 (MIA) - Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov sot deklaroi se presidenti rus Vlladimir Putin do ta mirëpresë dëshirën e presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Tramp për kontakte, por që deri tani nuk ka ndonjë lëvizje në atë aspekt.

“Do të ishte më e përshtatshme të pritej që Trampi të bëjë hapin e parë”, ka thënë Peskovi.

Duke komentuar deklaratën e Trampit për Grenlandën dhe Kanadanë ai tha se Arktiku është në zonën e interesave strategjike kombëtare të Rusisë.

“Moska ndjek me kujdes zhvillimet dramatike duke u përpjekur për paqe dhe stabilitet në rajon”, ka thënë Peskovi.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR