Kremlini publikon agjendën e takimit mes Putinit dhe Trampit në Alaskë
- Kremlini sot konfirmoi orarin e takimit të pritur midis presidentëve rusë dhe amerikanë, Vlladimir Putin dhe Donald Tramp në Alaskë, me bisedimet që duhet të fillojnë të premten rreth orës 11:30 të mëngjesit sipas orës lokale (21:30 sipas orës së vendit tonë).
- Post By Fami Bajrami
- 13:23, 14 gusht, 2025
Moskë, 14 gusht 2025 (MIA) - Kremlini sot konfirmoi orarin e takimit të pritur midis presidentëve rusë dhe amerikanë, Vlladimir Putin dhe Donald Tramp në Alaskë, me bisedimet që duhet të fillojnë të premten rreth orës 11:30 të mëngjesit sipas orës lokale (21:30 sipas orës së vendit tonë).
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës do të jetë një temë kryesore e agjendës, tha këshilltari i politikës së jashtme të Kremlinit, Jurij Ushakov.
Pas konsultimeve, Trampi dhe Putini do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.
Delegacioni rus i udhëhequr nga Ushakov do të përfshijë ministrin e Jashtëm Sergej Lavrov, ministrin e Mbrojtjes Andrej Belousov, ministrin e Financave Anton Siluanov dhe Kirill Dmitriev, kryenegociator i Kremlinit për SHBA-në.
Takimi do të mbahet në bazën ushtarake Elmendorf-Riçardson në Ankorixh, qytetin më të madh të Alaskës. Ky do të jetë takimi i parë midis Trampit dhe Putinit që kur Trump mori detyrën në janar dhe që kur Putin nisi invazionin e tij të plotë ndaj Ukrainës në shkurt 2022.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski dhe aleatët e tij evropianë po presin me shqetësim rezultatin e takimit, shkaku i frikës se bisedimet mund të çojnë në një marrëveshje mbi lëshime territoriale për Rusinë të cilën Kievi kategorikisht e refuzon.
foto: arkiv