• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kremlini i ka definuar si të pabaza akuzat e SHBA-së se forcat ruse kanë përdorur armë kimike në Ukrainë

Kremlini i ka definuar si të pabaza akuzat e SHBA-së se forcat ruse kanë përdorur armë kimike në Ukrainë

Moskë, 2 maj 2024 (MIA) - Kremlini i ka cilësuar si të pabaza akuzat amerikane se forcat ruse kanë përdorur armë kimike në Ukrainë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, deklaroi se Moska mbetet e obliguar me traktatin për ndalesën e përdorimittë e armëve kimike.

Departmenti i Shtetit ka akuzuar Rusinë për përdorimin e armës kimike "kloropikrin" kundër forcave ukrainase në kundërshtim me Konventën për përdorimin e amëve kimike.

"Përdorimi i këtyre kimikaleve nuk është incident i izoluar dhe ka mundësi të jetë i motivuar nga dëshira e forcave ruse për të zhvendosur forcat ukrainase nga pozicionet e përforcuara dhe për të bërë përparim taktik në fushën e betejës", kumtoi Departamenti i Shtetit. rq/bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR