• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kremlini: Fati i bazave ruse në Siri ende nuk është vendosur

Kremlini: Fati i bazave ruse në Siri ende nuk është vendosur

Moskë, 16 dhjetor 2024 (MIA) - Kremlini sot kumtoi se e ardhmja e bazave ushtarake ruse në Siri nuk është vendosur dhe se Moska po përpiqet t'i mbajë ato, edhe krahas rënies së regjimit të presidentit Bashar al Asad.

"Nuk ka vendim përfundimtar për këtë, ne jemi në kontakt me përfaqësuesit e forcave që aktualisht kontrollojnë situatën në vend", deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.

Moska ka dy baza ushtarake në Siri, bazën detare Tartus dhe aeroportin ushtarak Hmeimim.

Rusia është kritikuar ashpër për ndërhyrjen e saj ushtarake në Siri që nga viti 2015, si mbështetje të Bashar al Asadit. Ai mori pjesë në shtypjen e rebelëve, veçanërisht duke kryer sulme shkatërruese ajrore.

Koalicioni kryengritës, ku dominon grupi islamik Hajat Tahrir al-Sham, rrëzoi Al Asadin nga pushteti në fillim të dhjetorit. Ai me familjen e tij u arratis në Rusi. rq/bsh/

Foto: gugëll map

QËNDRONI TË LIDHUR