• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kremlini e hodhi poshtë raportin për "Sindromën e Havanës"

Kremlini e hodhi poshtë raportin për

 Moskë, 1 prill 2024 (MIA)  - Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov sote ka përgënjeshtruar  raportin se shërbimi inteligjent rus qëndron pas "Sindromës së Havanës" që po i sëmur diplomatët dhe spiunët amerikanë në mbarë botën.

 Peskovi shtoi se asnjë provë nuk është ofruar kurrë për të mbështetur këtë pretendim dhe se   ishte i pabazuar, raportojnë mediat britanike.

 Raporti për sindromën u publikua nga grupi gazetaresk "Insajder media grup", duke pretenduar se ekziston një njësi "29155" e shërbimit inteligjent rus GRU, anëtarët e të cilit janë shpërblyer për zhvillimin e "armëve akustike jo vdekjeprurëse".

"Sindroma e Havanës", simptomat e të cilit përfshijnë marramendje, të përziera, dhimbje koke dhe probleme me kujtesën, u raportua për herë të parë midis diplomatëve amerikanë në Kubë në vitin 2016 dhe 2017. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR