• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kremlini demanton se Putini dhe Trampi kanë pasur bisedë telefonike

Kremlini demanton se Putini dhe Trampi kanë pasur bisedë telefonike

Moskë, 11 nëntor 2024 (MIA) - Kremlini ka demantuar raportin e mediave amerikane se presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin dhe presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp kanë biseduar me telefon javën e kaluar për konfliktin në Ukrainë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov deklaroi se raportet rreth kësaj janë "informacion plotësisht i rrejshëm", duke mohuar se ka pasur ndonjë thirrje telefonike.

"Uashington post" raportoi të dielën se Trampi ka folur me telefon me Putinin të enjten, duke i kërkuar që të mos e përshkallëzojë konfliktin. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR