• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kremlini: Baza kundër-raketore amerikane në Poloni kërkon masa adekuate

Kremlini: Baza kundër-raketore amerikane në Poloni kërkon masa adekuate

Moskë, 13 nëntor 2024 (MIA) - Hapja e bazës amerikane për mbrojtje kundër-raketore në Poloni është përpjekje për të kufizuar potencialin ushtarak të Rusisë dhe do të thotë se duhet të ndërmerren masat e duhura, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.

"Ky përparim i infrastrukturës ushtarake amerikane drejt kufijve tanë nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për të kufizuar potencialin tonë ushtarak, ai çon në miratimin e masave adekuate për të siguruar reciprocitetin", tha Peskov.

Baza për mbrojtje raketore amerikane do të hapet sot në Rexhikov, Poloni.  rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR