• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kremlini: Bajdeni në deklaratat për Putinin po e turpëron SHBA-në

Kremlini: Bajdeni në deklaratat për Putinin po e turpëron SHBA-në

 Moskë, 22 shkurt 2024 (MIA) - Kremlini sot njoftoi se Xho Bajden po e minon SHBA-në në deklaratat e tij kundër presidentit rus Vladimir Putin, kur e quajti "bir i çmendur", duke shtuar se deklarata e fundit e Bajdenit është përpjekje e keqe për të aktruar "kaubojin hollivudian". 

"E kemi të çmendurin bir bushtre Vladimir Putinin dhe të tjerët, dhe çdoherë duhet të kujdesemi se mund të shërthejë lufta bërthamore, por kërcënimi ekzistencial për njerëzimin është klima", tha presidenti amerikan Xho Bajden në San Francisko, ku po mbledh donacione për fushatën e tij.

Zëdhënësi i Kremlinit Dimitrij Peskov tha se "nevoja për një gjuhë të tillë nga ana e presidentit amerikan kundër shefit të një tjetër shteti vështirë se e dëmton presidentin tonë". 

"Por, një fjalim i tillë e degradon atë që e përdor", tha ai.

Peskovi tutje sugjeroi se Bajdeni është munduar të aktrojë "kaubojin hollivudian", por se, thënë drejtë, ai nuk mendoi se kjo ishte e mundur.

"A ka thënë ndonjëherë Putin të paktën një fjalë të vrazhdë në fjalimin e tij? Kjo asnjëherë nuk ka ndodhur. Një fjalor i tillë vetëm se e minon Amerikën", tha Peskovi dhe shtoi se fjalët e Bajdenit janë turp i vërtetë për SHBA-në.

Por, ish presidenti rus nga viti 2008 deri në vitin 2012, Dimitrij Medvedev, njëherit tha se kërcënimi ekzistencial për botën vjen nga "pleq të padobishëm si Bajdeni”. Ai, gjithashtu, tregoi se Bajdeni është "senil" dhe "i gatshëm për ta filluar luftën me Rusinë". 

Zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme Marija Zaharova sot deklaroi se herën e fundit kur Bajdeni do ta përdorë frazën "bir i çemndur bushtre", duhet ta përkujtojë se amerikanët e lidhin frazën me pasardhësin e tij, Hanter Bajden. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR