• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kremlin: Do të reagojmë ndaj sulmeve ukrainase në tokën ruse me armë amerikane

Kremlin: Do të reagojmë ndaj sulmeve ukrainase në tokën ruse me armë amerikane

Moskë, 11 shtator 2024 (MIA) - Kremlini sot e paralajmëroi "përgjigjen e duhur" ruse nëse SHBA-ja i lejon Ukrainës të godas thellë në Rusi me sistemet raketore ATACM. 

I pyetur nëse SHBA-ja do t'i heq kufizimet për përdorimin e armëve me rreze të gjata nga Ukraina në luftën kundër Rusisë, siç janë sistemet raketore ATACM, presidenti amerikan Xho Bajden dje tha se administrata e tij "për momentin po merret me këtë çështje". 

Presidenti i Ukrainës Vollodimir Zelenski në disa raste i bëri thirrje Perëndimit që t'i lejojë forcave të tij të  shfrytëzojnë armatim perëndimor me rreze të gjata për ta sulmuar Rusinë. 

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, deklaroi se duket se Uashingtoni tashmë ka vendosur t'i lejojë Ukrainës të përdorë armët për sulme me rreze të gjata në Rusi. 

Uashingtoni më herët hezitonte t'i dorëzonte Ukrainës armë me rreze të gjata për sulm të caqeve në Rusi, duke druar se një hap i tillë do të mund ta eskalojë konfliktin në Ukrainë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR