• e martë, 24 dhjetor 2024

Krasnov: Rusia kreu më shumë se 9.000 mobilizime të paligjshme

Krasnov: Rusia kreu më shumë se 9.000 mobilizime të paligjshme

Moskë, 31 janar 2023 (MIA) – Rusia e pranoi se që nga vjeshta në mënyrë të pajustifikuar ka rekrutuar disa mijëra njerëz për luftën kundër Ukrainës.

“Më shumë se 9.000 qytetarë të cilët ishin mobilizuar paligjshëm janë kthyer në shtëpi, përfshirë edhe ata të cilët në asnjë rast nuk duhej të thirreshin për shkaqe shëndetësore”, tha kryeprokurori Igor Krasnov në takimin me presidentin Vladimir Putin.

Analistët, megjithatë, supozojnë se shumë njerëz ishin rekrutuar paligjshëm gjatë mobilizimit të urdhëruar nga Putini në shtator dhe se ata asnjëherë nuk janë kthyer.

Gjithsej 300.000 njerëz në mbarë vendin ishin thirr në fushëbetejë.

Prokurori Krasnov, gjithashtu, tha se strukturat ushtarake në vendin e tij kanë “probleme shumë serioze”. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR