• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Krasniqi në trevjetorin e Qeverisë së Kurtit: Tre vite mashtrim dhe degradim

Krasniqi në trevjetorin e Qeverisë së Kurtit: Tre vite mashtrim dhe degradim

Prishtinë, 22 mars 2024 (MIA) - Kryetari i Partisë opozitare demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi e akuzoi Qeverinë e Albin Kurtit në trevjetorin e saj për mashtrime dhe degradim të shtetit, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Krasniqi në faqen e tij në Fejsbuk kumtoi video material përmes të cilit përmblodhi "disa nga aferat dhe skandalet e Qeverisë Kurti 2 në këto tre vite".

Lideri i partisë më të madhe opozitare parlamentare në Kosovë thotë se, para së gjithash, këto tre vite e zbuluan natyrën mashtruese të kryeministrit Kurti dhe kabinetit tl tij, "duke u shkaktuar dëm të madh shtetit dhe qytetarëve".

"Tre vite degradim - korrupsion - nepotizëm. Tre vite sundim i keq - izolim - frikë. Tre vite mashtrim!", shkroi krasniqi në Fejsbuk. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR