• e enjte, 26 dhjetor 2024

Krahu i Taravarit nga Aleanca për Shqiptarët do ta ankimojë vendimin gjyqësor për kontestin me vulat e partisë

Krahu i Taravarit nga Aleanca për Shqiptarët do ta ankimojë vendimin gjyqësor për kontestin me vulat e partisë

3 prill 2024 

Të nderuar përfaqësues të mediave, Të nderuar qytetarë

Dje ishim dëshmitarë të lajmit se vulat e Aleancës për Shqiptarët do t'i takojnë grupacionit të pakënaqur të cilët vendosën të largohen nga Aleanca për Shqiptarët dhe të shkrihen në BDI. Çuditërisht ky lajm doli në opinion ende pa u njoftuar përfaqësuesi ligjor i Aleancës Për Shqiptarët, dhe si  i tillë u plasua së pari herë nga mediat të cilat janë të afërta me BDI-në.

Dëshirojmë t’ua rikujtojmë faktin që grupacioni i pakënaqur që përfundoi tek BDI përdori të gjitha mekanizmat e pushtetit për të ndërruar 4 gjyqtarë deri në momentin që arritën ta gjejnë gjyqtarin e tyre të preferuar që u ‘kryen punë’ padrejtësisht. Kjo parregullësi dhe ky paradoks i informimit na e vërteton atë që çdo herë e kemi thënë dhe atë që e kanë vërtetuar edhe institucionet e pavarura ndërkombëtare: që sistemi gjyqësor në Maqedoninë e Veriut është i kapur nga politikanë të papërgjegjshëm, e këtë më së miri e vërteton fakti që besimi i qytetarëve në sistemin gjyqësor ka rënë nga 4% në vetëm 2%, besim që është në nivelin më të ulët që nga pavarësia e këtij vendi në vitin 1991.

Edhe përtej thirrjeve të përfaqësuesve më të rëndësishëm dhe më me relevancë në vend siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për reforma në gjyqësor dhe për dhënie fund të presioneve ndaj pushtetit gjyqësor, kundërshtarët politik të opozitës shqiptare sot e kësaj dite vazhdojnë me presionet dhe shantazhet ndaj përfaqësuesve të organeve të drejtësisë.
Drejtësia është e shenjtë për ne, Drejtësia është e shenjtë për miqtë tanë ndërkombëtarë dhe SHBA-të. Me këto veprime shantazhi dhe presioni, ata nuk i thonë JO Rusisë, por i thonë JO Evropës.

Ata thonë se sot kanë marrë vulat e Aleancës për t'ia dhënë BDI-së, ndërsa ne ende nuk jemi njoftuar zyrtarisht për këtë. Por, edhe sikur të jetë e vërtetë, ne do të ankimohemi dhe do të kërkojmë drejtësinë që na takon. Megjithatë, edhe sikur t'i marrin vulat me sistemin e kapur që e kanë në dorë, ne kemi një pyetje: po Popullin që e keni humbur, si do ta merrni?!
Jo besa, popullin nuk e fiton dot me asnjë gjykatë, dhe populli do t’ua vendos vulën e dështimit më 8 maj!

Ndryshimi Ka Nis Dhe Nuk Ka Vulë Që E Ndalon!

Tani fjalën do ta marrë përfaqësuesi ligjor i Aleancës për Shqiptarët, për t'ju treguar në detaje se si ka rrjedhur procesi gjyqësor mbi këtë temë!

__________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Foto: ASH

QËNDRONI TË LIDHUR