• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Krahu i armatosur i Hamasit njoftoi se e sulmon Tel Avivin me raketa

Krahu i armatosur i Hamasit njoftoi se e sulmon Tel Avivin me raketa

Tel Aviv, 26 maj 2024 (MIA) - Krahu i armatosur i Hamasit, brigadat Al - Kasam, njoftuan se sot kryen sulm të madh me raketa mbi Tel Aviv, ndërsa ushtria izraelite ka aktivizuar sirena në qytet duke paralajmëruar për sulm të mundshëm.

Në kumtesën në kanalin e tij Telegram, brigadat Al - Kasam bënë të ditur se raketat ishin lansuar si përgjigje e, siç i quajti, "masakravet cioniste ndaj civilëve". Televizioni Al Aksa i Hamasit informon se raketat ishin hedhur nga Rripi i Gazës.

Sirenat që paralajmërojnë për sulm me raketa nuk ishin aktivizuar në Tel Aviv gjatë katër muajve të kaluar. Ndihma emergjente mjekësore njoftoi se nuk ka raportime për viktima.

Sulmi sinjalizon se fraksioni islamist ende nuk mund të hedhë raketa me rreze të gjatë veprimi dhe krahas më shumë se shtatë muajve ofensiva shkatërruese ushtarake izraelite nga ajri dhe nga toka. fc/

Fotografia: Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR