• e premte, 27 dhjetor 2024

Krahina gjermane Saksonia-Anhalt e fitoi prefektin e parë të zgjedhur ekstrem-djathtist nga AfD

Krahina gjermane Saksonia-Anhalt e fitoi prefektin e parë të zgjedhur ekstrem-djathtist nga AfD

Berlin, 3 korrik 2023 (MIA) - Partia ekstreme djathtiste Aletrnativa për Gjermaninë (AfD) për herë të parë fitoi në zgjedhjet për prefekt në krahinën lindore gjermane, Saksonia-Anhalt dhe kjo është fitorja e saj e dytë zgjedhore për një javë.

AfD në Tuiter kumtoi se e ka prefektin e parë të zgjedhur gjerman nga AfD. Paraprakisht, AfD kishte prefekt në Burladingen në krahinën jugore Baden-Virtemberg deri në vitin 2020, por ai në AfD kalo pas zgjedhjeve.

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve në krahinën federale Saksonia-Anhalt, dje, prëfaqësuesi i AfD-së në Parlamentin krahinor, Hanes Lot, e fitoi kandidatin e pavarur Nils Nauman dhe u bë prefekt i qytetit Ragun-Jeshnic.

Lot (42) fitoi 51,13 për qind të votave, kumtoi qyteti në faqen e vet në Fejsbuk. Sipas rezultateve preliminare zgjedhore, 31-vjeçari Nauman fitoi 48,87 për qind.

Ai tha se është i gatshëm të punojë për ata të cilët nuk votuan për të. Fushata e tij zgjedhore bazohej kryesisht në çështje komunale.

Jehona e votuesve në qytetin në rajonin Anhalt-Biterfeld ishte 61,51 për qind, sipas të dhënave zyrtare. Të drejtë vote patën rreth 7.800 qytetarë.

Vetëm para një jave, Robert Shalesman u bë udhëheqësi i parë rajonal nga AfD në Gjermani, kur u zgjodh në Zoneberg, në Tiringinë jugore, krahinë e cila është fqinje me Saksoninë-Anhalt në jug, dhe një prej gjashtë të cilat e përbëjnë ish-Gjermaninë Lindore komuniste.

Zgjedhja e Shalesmanit plotësisht e nxiti debatin për ngritjen e tanishme të AfD-së, e cila për momentin gëzon rreth 20 për qind mbështetje në anketat në vend. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR