KQZ nuk e regjistroi Berishën për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale, Alibeajt i kthehen dokumentet
- - Komisioni Qendror Zgjedhor në Shqipëri e hodhi poshtë kërkesën dhe nuk e regjistroi për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale krahun e Partisë Demokratike në opozitë, i udhëhequr nga Sali Berisha.
- Post By Fitore Curri
- 16:03, 11 mars, 2023
Tiranë, 11 mars 2023 (MIA) - Komisioni Qendror Zgjedhor në Shqipëri e hodhi poshtë kërkesën dhe nuk e regjistroi për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale krahun e Partisë Demokratike në opozitë, i udhëhequr nga Sali Berisha.
Edhe pjesa e partisë e udhëhequr nga Enkelejd Alibeaj ende nuk është regjistruar edhe pse gjykata vendosi se atyre u takojnë vula dhe logoja e partisë.
Komisioni ia ktheu dokumentacionin Alibeajt, i cili është ushtrues i detyrës kryetar pasi Lulzim Basha para një viti dha dorëheqje.
Komisioni, siç sqaroi, kërkon që dokumenti të nënshkruhet nga Basha, sepse në regjistrin gjyqësor ende figuron si njeriu i parë i partisë.
Menjëherë pas refuzimit të kërkesës nga ana e KQZ-së, Berisha parashtroi ankesë në Komisionin për Ankesa dhe Sanksione i cili është organ kompetent për shqyrtimin dhe përcaktimin e sanksioneve për shkelje të kodit zgjedhor.
Nga ana tjetër Alibeaj dokumentacionin përsëri e dorëzoi në KQZ me arsyetimin se pas dorëheqjes së Bashës ai është zgjedhur nga partia.
Sipas mediave edhe krahas asaj që vihet në pikëpyetje pjesëmarrja e partisë në zgjedhje Basha ende nuk është prononcuar.
Për zgjedhjet të cilat do të mbahen më 14 maj janë regjistruar pesëdhjetë parti politike në mesin e të cilave edhe Partia Socialiste e Edi Ramës, Partia e Lirisë e Ilir Metës, si dhe partitë e pakicave maqedonase dhe greke.
Zgjedhjet e kaluara i bojkotoi opozita e bashkuar e udhëhequr nga Basha, dhe kështu nga gjithsej 61 komuna ishin zgjedhur 60 kandidatë të Partisë Socialiste ndërsa vetëm në Finiq nga partia greke MEGA. fc/