• e shtunë, 23 nëntor 2024

KQZ e Shqipërisë kërkon dënime për 20 prefektë, shfrytëzuan resurse publike për fushatën zgjedhore

KQZ e Shqipërisë kërkon dënime për 20 prefektë, shfrytëzuan resurse publike për fushatën zgjedhore

Tiranë, 8 maj 2023 (MIA) - Kryetari i Komisionit qendror të zgjedhjeve (KQZ) në Shqipëri, Ilirian Celibashi kumtoi se në Komisionin për ankesa dhe sanksione ka bërë kërkesë për shqiptim të dënimeve në të holla për kryetarë komunash, përfaqësues të ministrive dhe drejtorë të shkollave, të cilët në fushatën zgjedhore shfrytëzuan resurse publike.

"KQZ kërkon dënim në të holla për 20 kryetarë komunash sepse kanë përdorur resurse publike për zhvillim të fushatës zgjedhore. Dënime janë kërkuar edhe për pesë sekretarë të përgjithshëm në pesë ministri si dhe për dy drejtorë të shkollave", qëndron në kumtimin e ueb-faqes e KQZ-së.

Sipas mediumeve, Komisioni për ankesa dhe sanksione do të mbajë mbledhje sot, por është më se e qartë se do të japë përgjigje pozitive ndaj kërkesës së KQZ-së, sepse është e ndaluar shfrytëzimi i resurseve publike gjatë fushatës zgjehdore. ab/

Foto: KQZ

QËNDRONI TË LIDHUR