KQZ e Kosovës: Pjesëmarrje shumë e ulët e votuesve në zgjedhjet lokale
- Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet e sotme lokale në veri të Kosovës është shumë e ulët, kumtoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës, cituar nga KosovaPres.
- Post By Sara Ademi
- 16:53, 23 prill, 2023
Prishtinë, 23 prill 20233 (MIA) - Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet e sotme lokale në veri të Kosovës është shumë e ulët, kumtoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës, cituar nga KosovaPres.
Në Mitrovicën Veriore deri në orën 11 kanë votuar vetëm 1.05 për qind, përqindja është e ngjashme edhe në Zubin Potok, ndërsa në Leposaviq dhe Zveçan deri në këtë moment kanë votuar vetëm rreth 30 votues, që paraqet 0.21 dhe 0.41 për qind të atyre me të drejtë vote.
"Me përjashtim të disa rasteve të rralla dhe të pakta, serbët bojkotojnë zgjedhjet", tha një përfaqësues anonim i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Zgjedhjet organizohen pasi kryetarët e atyre komunave nga radhët e Listës serbe dhanë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e veturave me targa ilegale serbe në RKS - Republika e Kosovës.
Zgjedhjet u bojkotuan nga subjekti më i madh politik i serbëve të Kosovës, Lista Serbe, e cila bëri thirrje që të gjitha vendvotimet të zbrazen. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s