• e enjte, 26 dhjetor 2024

KQZ e Kosovës: Deri në orën 15.00 kanë votuar rreth 2.4 për qind e votuesve

KQZ e Kosovës: Deri në orën 15.00 kanë votuar rreth 2.4 për qind e votuesve

Prishtinë, 23 prill 2023 (MIA) - Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, Valmir Elezi, ka bërë të ditur sot pasdite se deri në orën 15:00 në zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës kanë votuar 1.092 qytetarë (rreth 2.4 për qind).

Elezi tha se procesi i votimit deri më tani ka ecur mirë dhe se nuk kanë hasur në asnjë pengesë.

Zëdhënësi i KQZ-së ka treguar përqindjen e qytetarëve që kanë votuar deri në orën 15:00.

"Deri në orën 15:00, sipas të dhënave që i kemi nga komisionet komunale zgjedhore nga terreni, në komunën e Leposaviqit kanë votuar 110 qytetarë ose 0,83 për qind, në Zubin Potok 240 ose 3,6 për qind, në komunën e Zveçanit 145 votues ose 2,07 për qind dhe në  Mitrovicën Veriore  597 ose 3.3 për qind", tha Elezi.

Në katër komunat në veri të Kosovës të drejtë vote kanë mbi 45 mijë qytetarë.

Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 19:00. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR