• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski: Për datën e zgjedhjeve duhet të dakordohen të gjitha partitë politike, e jo vetëm dy

Kovaçevski: Për datën e zgjedhjeve duhet të dakordohen të gjitha partitë politike, e jo vetëm dy

Shkup, 18 tetor 2023 (MIA) - Për datën e zgjedhjeve duhet të dakordohen të gjitha partitë politike, e jo vetem dy, vlerësoi kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili sot tha se grupet punuese të partive duhet të dakordohen për datën e zgjedhjeve dhe gjitha hollësirat tjera lidhur me të.

"Data e zgjedhjeve është temë diskutimi mes të gjitha partive politike, jo vetëm të dy. Edhe Kodi zgjedhor ashtu dhe mbajtja e zgjedhjeve bëhen në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën, në përputhje me mandatet. Këtë vit kemi zgjedhje të karakteristike, pasi kemi edhe zgjedhje presidenciale edhe parlamentare", tha Kovaçevski.

Kryeministri nuk dha përgjigje nëse zgjedhjet mund të mbahen ose jo, më 8 maj, siç propozon opozita. Ai tha se takime mes partive duhet të ketë dhe se në to duhet të ketë marrëveshje të përgjithshme mes grupeve punuese të partive politike, të cilat duhet të diskutojnë për hollësirat e zgjedhjeve.

"Tani po flasim për hollësira për zgjedhjet. Çështja e zgjedhjeve të parakohshme nuk është më në tavolinë", tha Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas një vizite në kompaninë për prodhimin e lëngjeve "Viva".

Kur të bëhen të ditura të gjitha hollësirat, tha ai, opinioni patjetër do të informohet.

"Kur do të bëhet e ditur se kur do të jenë zgjedhjet, sepse kemi zgjedhje presidenciale që duhet të zhvillohen në një datë të caktuar dhe kemi zgjedhje parlamentare që kanë afatet e veta kur duhet të mbahen, atëherë do të informohet edhe opinioni. Deri atëherë çdo gjë është në nivelin e dëshirave, në nivelin e spekulimit dhe unë kurrë nuk spekuloj as në nivelin e dëshirës dhe as në nivelin e spekulimit", tha Kovaçevski.

Kryeministri u shpreh i kënaqur me grupin punues që ka punuar për ndryshimet në Kodin zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-së, por theksoi se VMRO-DPMNE nuk ka marrë pjesë me përfaqësuesit e saj. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s  

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR