• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski nuk mund të paragjykoj se kush do të jetë kandidat i LSDM-së në zgjedhjet presidenciale

Kovaçevski nuk mund të paragjykoj se kush do të jetë kandidat i LSDM-së në zgjedhjet presidenciale

Shkup, 10 janar 2024 (MIA) - LSDM tashmë filloi procedurë për nominimin e kandidatëlve të mundur për president të shtetit, dje janë mbajtur edhe takimet e para në nivel të udhëheqësive komunale, ndërsa pritet të fillojnë proceset e nominimit në të gjitha organizatat vendore, informoi kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Ai në konferecën e sotme për shtyp pas hapjes së poliklinikës në Saraj, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se presidenti Pendarovski me sukses e kryen mandatin e tij, por shtoi se nuk mund të paragjykojë se kush do të jetë propozimi për kandidat në zgjedhjet e ardhshme.

"Unë disa herë kam thënë se në atë garë të nominimit të gjithë kandidatët e mundur kanë një pozitë të barabartë fillestare, pasi ashtu imponon statusi i LSDM-së. Lidhur me Pendarovskin, ai me sukses e kryen mandati e tij presidencial, iu përmbahej vlerave për të cilat angazhohet, partnerët e koalicionit e kanë përkrahur kandidaturën e tij kur është zgjedhur president. Po ashtu i ka përkrahur eurointegrimet e shtetit dhe vlerësoj se të gjithë qytetarët i ka trajtuar barabartë pa dallim të përkatësisë së tyre në baza të ndryshme. Në këtë moment mund të flas për atë se çfarë vlera duhet të ndajë kandidati, i cili do të përkrahje nga koalicioni, por nuk mund të paragjykoj kush do të jetë kandidat, pasi kjo do të ishte joetike dhe jafalënderuese", tha Kovaçevski.

Presidenti Stevo Pendarovski mbrëmë në intervistë televizive deklaroi se më së voni në gjysmën e dytë të shkurtit do të prononcohet nëse do të kandidaohet për mandat të dytë presidencial. bsh/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR