Kovaçevski: Kurti është për vizitë në vend, sot mori pjesë në takimin rajonal me PSE
- - Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski konfirmoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është për vizitë në vend dhe se ka marrë pjesë në takimin rajonal me Partinë e Socialistëve Evropianë (PSE) që u mbajt sot në selinë e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë në Shkup.
- Post By Fitore Curri
- 14:10, 10 shkurt, 2024
Shkup, 10 shkurt 2024 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski konfirmoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është për vizitë në vend dhe se ka marrë pjesë në takimin rajonal me Partinë e Socialistëve Evropianë (PSE) që u mbajt sot në selinë e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë në Shkup.
Kovaçevski theksoi se sje me Kurtin ka marrë pjesë në darkë, bashkë me mysafirët e tjerë, më saktë me kryetarë, nënkryetarë dhe sekretarë të partive socialdemokrate nga rajoni.
"Me zotëri Kurtin mbrëmë ishim në darkë, bashkë me të gjithë të mysafirët që janë pjesë e kësaj konference dyditore. Zotëri Kurti merr pjesë në takimin e udhëhequr nga nënkryetarja e Partisë Socialiste Evropiane (PSE), Radmila Shekerinska në objektin tonë. Dje kemi darkuar së bashku me të gjithë mysafirët e tjerë, me kryetarët, nënkryetarët, sekretarët e partive socialdemokrate nga rajoni dhe me organizatorët e gjithë kësaj ngjarje", tha Kovaçevski në konferencën e përbashkët për media me kryetarin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, Lars Klingbeil, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve. fc/
Fotografia: LSDM