• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kovaçevski: Kur të thonë nga Kuvendi, menjëherë do të prezantohet Marrëveshja me "Behtel dhe Enka"

Kovaçevski: Kur të thonë nga Kuvendi, menjëherë do të prezantohet Marrëveshja me

Shkup, 26 prill 2023 (MIA) - Sapo të ketë njoftim nga Kuvendi, përfaqësuesit qeveritarë do ta prezantojnë Marrëveshjen me "Behtel dhe Enka" para deputretëve të cilët posedojnë certifikatë të sigurisë, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Kovaçevski tha se pas kërkesës që e parashtruan deputetët, e ka njoftuar kryetarin e Kuvendit se ekipi qeveritar është i gatshëm ta prezantojë Marrëveshjen para trupit kuvendor që do të caktohet.

"Disa nga deputetët i dërguan letër Qeverisë që të njihen me Marrëveshjen, unë tashmë iu përgjigja kryetarit të Kuvendit, nuk e di nëse e ka pranuar në arkivin e tij sepse ishte në udhëtim zyrtar, me të cilën e informova menjëherë, njejtë siç qëndronte edhe në kumtesë, se ekipi i Qeverisë është i gatshëm në Komision apo në trupin që do ta caktojë Kuvendi, menjëlherë të shkojë dhe ta prezantojë Marrëveshjen para të gjithël deputetëve të cilët posedojnë sertifikatë të sigurisë. Kur të thonë nga Kuvendi, jemi të gatshëm menjëherë të shkojnë sepse megjithatë përfaqësuesve qeveritarë duhet t'u thuhet në cilin Komision duhet të shkojnë", deklaroi Kovaçevski, pas hapjes së Samitit maqedonia 2025. 

I pyetur nëse Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore e ka parashtruar Marrëveshjen në Prokurorinë publike, udhëzoi që përgjigje të kërkohet në ato dy institucione, ndërsa Qeveria, siç përkujtoi, tashmë e ka angazhuar NPRRSH ta parashtrojë Marrëveshjen në PP.

Në komentin për projektimet e ulura për rritje të ekonomisë së vendit nga ana e Bankës botërore (BB) kryeministri theksoi se çdoherë në kushte të krizës të gjitha institucionet ndërkombëtare financiare dhe institucionet analitike i ndryshojnë supozimet për rritjen ekonomike, ndërkaq theksoi se në kushte të tilla është posaçërisht me rëndësi rejtingu kreditor i përmirësuar i shtetit.

Duke i komentuar thëniet dhe reagimet për rroga të rritura të funksionarëve, Kovaçevski përsëriti se Qeveria punon në përgatitjen e një ligji të ri për rroga në sektorin publik, me të cilin do të sjellë konsistencë dhe rend në pagesën e rrogave në shtet. Theksoi se edhe para vendimit të Gjykatës kushtetuese me të cilin u rritën rrogat e funksionarëve, ka thënë se duhet të ketë ligj për paga.

"Në bazë të të gjithë inputeve nga institucionet ligji do të vihet në debat publik, edhe në Regjistrin e vetëm nacional elektronik (RVNE) ndërkaq mendoj se tashmë është përgatitur edhe versioni fillestar dhe më pas do të hyjë në procedurë kuvendore ku duhet të sqarohen të gjitha partitë politike. Lidhur me rrogat e tjera tashmë po bisedohet në Këshillin ekonomik-social për marrëveshjen e përgjithshme kolektive me të cilën gjithashtu do të vihet rend dhe konsistencë në pagesën e rrogave të punëtorëve sepse tani kemi marrëveshje të ndryshme kolektive me të cilat punëtorëve me nivel të njejtë të përgjegjësive në sfera të ndryshme u mundësohet nivel i ndryshëm i rrogave. ose tek funksionarët, keni deputet me rrogë prej 60.000 denarëve, ndërkaq ka edhe sekretar apo sekretre në trup të caktuar rregullator me 90.000 denrë rrogë. Konsideroj se kjo është jokonsistente", tha Kovaçevski. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR