Kostadinovski: Seanca përgatitore e ligjit për gjuhë pritet të mbahet nga 19 deri më 21 mars
- Seanca përgatitore për Ligjin për gjuhë pritet të mbahet në periudhën nga data 19 deri më 21 mars, deklaroi kryetri i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski. Ai informoi se nesër gjykata do të ketë takim pune të rregullt, në të cilën do të vërtetohen lusta e pjesëmarrësve dhe çështjeve kontestuese juridike lidhur me nismat e këtij ligji.
Shkup, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Seanca përgatitore për Ligjin për gjuhë pritet të mbahet në periudhën nga data 19 deri më 21 mars, deklaroi kryetri i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski. Ai informoi se nesër gjykata do të ketë takim pune të rregullt, në të cilën do të vërtetohen lista e pjesëmarrësve dhe çështjeve kontestuese juridike lidhur me nismat e këtij ligji.
"Pres se gjatë ditës së nesërme të vërtetohen edhe çështjet kontestuese dhe juridike dhe lista e pjesëmarrësve. Ne kemi propozim nga gjykatësi raportues, poir secili është i lirë të propozojë", tha Kostadinovski.
Shtoi se janë propozuar më shumë se 20 emra, ndërsa bëhet fjalë për ekspertë të së drejtës kushtetuese, të drejtës ndërkombëtare, të drejta të njeriut dhe ish-gjykatës të Gjykatës Evropiane për të drejta të njeriut.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese bëri me dije se është kërkuar këshilla miqësore nga Komisioni i Venecias dhe informoi se këshilla miqësore do të miratohet në seancën e 14 dhe 15 marsit.
"Çka do të thotë se seanca përgatitore mund të pritet në ditët në vijim. Sapo të miratohet këshilla miqësore në datat 14-15, ajo do të bëhet publike në datën 17 ose 18. Ne i kemi kërkuar një përfaqësuesi nga Komisioni i Venecias që të vijë në seancën përgatitore për të shpjeguar këshillën miqësore. Pritjet e mia janë që seanca përgatitore të mbahet në ato ditë, 19-21", shtoi ai.
Ai shprehu keqardhjen për mungesën e disa kolegëve të tij në seancë, por theksoi se nuk do të lejojë askënd të shantazhojë apo bllokojë punën e Gjykatës Kushtetuese.
"Kuorumi minimal për punën e gjykatës është pesë gjyqtarë, vendimet merren me pesë vota, përveç nëse kërkohet shumicë e cilësuar. Seanca përgatitore do të mbahet nëse plotësohet numri minimal i gjyqtarëve të pranishëm në punë", tha Kostadinovski.
Lidhur me deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se gjuha shqipe nuk është çështje e Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë, Kostadinovski tha se ato deklarata janë të pavend dhe të padenjë.
"Nëse futemi në komente nga shtetarët e huaj, kjo nuk është puna ime. “Por unë jam i detyruar të reagoj ndaj çdo deklarate të një aktori vendas apo të huaj që shpreh dyshime apo etiketon veprimet tona", shtoi ai.
Pas prerjes së sotme të punës së Gjykatës Kushtetuese, për të cilin Kostadinovski deklaroi se ishte vit i reformave të mëdha dhe presioneve politike, presidenti, ndër të tjera, u pyet për raportin për ndryshimet në Kodin Penal të miratuar shtatorin e kaluar, duke treguar se informacionet e fundit janë se është në fazën përfundimtare.
"Në një ose dy muaj në vijim gjykata do të diskutojë raportin për ndryshimet në Kodin Penal. Raporti është në fazën përfundimtare, pasi të dorëzohet, ose do të më arrijë sot ose nesër, pasi të arrijë tek unë në një nga seancat e ardhshme do të vendoset në Gjykatë për debat dhe vendim. Jam i bindur se në muajin ose dy të parë të vitit të ardhshëm Gjykata do të diskutojë edhe për këtë çështje", tha ai.
Për arsyen pse nuk është marrë vendim edhe pas dy vitesh, theksoi se për atë lëndë nuk vlëejnë afatet nga Akti i ri. mb/
Foto: MIA