• e enjte, 26 dhjetor 2024

KoSSev: Specialistët kosovarë po tërhiqen nga Banjska e Zveçanit

KoSSev: Specialistët kosovarë po tërhiqen nga Banjska e Zveçanit

Prishtinë, 2 tetor 2023 (MIA) - Pjesëtarët e njësisë speciale të policisë së Kosovës po tërhiqen nga fshati Banjska të Zveçanit dhe do të zëvendësohen me pjesëtarë të njësisë intervenuese, njoftoi portali kosovar KoSSev në gjuhën serbe, duke cituar zëvendëskomandantin e policisë për rajonin verior, Veton Elshani.

Sipas Elshanit, zona ku policia e Kosovës u sulmua nga një grup prej disa dhjetëra serbë të armatosur më 24 shtator, me ç'rast u vra një polic i Kosovës dhe të paktën tre nga sulmuesit, tani e tutje do të ketë më pak policë, ndërsa çdo ditë do të jenë të pranishëm njësitë intervenuese.

"Ata (policia speciale) janë zëvendësuar me një njësi tjetër – një njësi intervenimi, dhe tani do të shohim se do të ketë më pak policë. Rrugët janë duke u pastruar dhe shpresojmë që jeta dalëngadalë të kthehet në normalitet", tha Elshani. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR