• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kosova planifikon këtë vit të aplikojë për anëtarësim në BE 

Kosova planifikon këtë vit të aplikojë për anëtarësim në BE 
Prishtinë, 17 tetor 2022 (MIA) - Zëvendëskryeministri i Kosovës përgjegjës për integrimin evropian, zhvillim dhe dialog, Besnik Bislimi, në takimin e sotëm me ambasadorin e Francës në vend, Olivie Guero, paralajmëroi se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimi Evropian këtë vit, për të fituar statusin e vendit kandidat, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Sipas kumtesës së shërbimit për informim të qeverisë, Bislimi në takimin me diplomatin francez ka thënë se “ky vit është shumë domethënës për Kosovën kur bëhet fjalë për agjendën e saj evropiane”. Kosova është në vitin e gjashtë të zbatimit të Marrëveshjes për stabilizim dhe asociacion dhe është i vetmi vend nga Ballkani Perëndimor që ende nuk ka aplikuar, andaj tani është momenti i duhur për të ndërmarrë një hap të tillë, tha Bislimi. Në takim, thuhet në kumtesë, është folur për marrëdhëniet e mira fqinjësore në rajon dhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR