• e diel, 24 nëntor 2024

Kosova ka përmbushur obligimin e saj që BE-ja të shfuqizojë masat e padrejta, kumtoi qeveria në Prishtinë

Kosova ka përmbushur obligimin e saj që BE-ja të shfuqizojë masat e padrejta, kumtoi qeveria në Prishtinë

Prishtinë, 22 prill 2024 (MIA) - Qeveria e Kosovës ka vlerësuar se me organizimin e procesit të votimit për shkarkimin e kryetarëve të komunave të veriut të Kosovës, Kosova ka përmbushur obligimet e saj dhe ka kërkuar nga Bashkimi Evropian (BE) që t'i heqë sanksionet që i kishte vendosur në qershor të vitit të kaluar, njofton korrespondenti i MIA-s nga. Prishtinë.

Në kumtesën e sotme të Qeverisë thuhet se pavarësisht rezultatit, obligimi që kishte Kosova është përmbushur.

"Me përfundimin e këtij procesi, pavarësisht nga rezultati, Republika e Kosovës e përmbushi obligimin ndaj qytetarëve të saj dhe përgjegjësinë e marrë me marrëveshjen me Bashkimin Evropian për depërshkallëzimin e situatës në veri të vendit. Prandaj pas votimit të djeshëm është koha që përfundimisht të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës", thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Sipas saj, rezultatet e votimit të së dielës tregojnë se nuk ka vullnet për shkarkimin e kryetarëve.

"Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh keqardhje për pjesëmarrjen e ulët në votimin e djeshëm dhe falënderon ata që realizuan të drejtën e tyre demokratike dhe ligjore. Jemi të vetëdijshëm për rrethanat në katër komunat në veri të Kosovës, veçanërisht për presionin e madh që ushtrojnë autoritetet e Beogradit ndaj qytetarëve kosovarë të nacionalitetit serb në këto komuna. Rezultatet e votimit të djeshëm tregojnë se nuk ka vullnet për shkarkimin e kryetarëve aktualë të komunave", thuhet në kumtesë.

Qeveria fajëson partinë më të madhe të serbëve të Kosovës, Listën serbe për bojkotimin e procesit.

Në katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin-Potok, u organizua votimi për shkarkimin e kryetarëve të komunave. Por nisma e qytetarëve serbë dështoi.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut kanë votuar 111 persona, në Leposaviq 124, në Zubin-Potok 18 dhe në Zveçan asnjë. rq/

QËNDRONI TË LIDHUR