Kosova ka ndaluar përkohësisht importin e mandarinave nga Shqipëria
- Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) e Kosovës sot kumtoi se është duke monitoruar situatën pasi që Sistemi evropian për siguri të ushqimit ka lëshuar alarm në lidhje me dërgesën e mandarinave që vijnë nga Shqipëria.
- Post By Fami Bajrami
- 17:44, 19 dhjetor, 2024
Prishtinë, 19 dhjetor 2024 (MIA) - Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) e Kosovës sot kumtoi se është duke monitoruar situatën pasi që Sistemi evropian për siguri të ushqimit ka lëshuar alarm në lidhje me dërgesën e mandarinave që vijnë nga Shqipëria.
AUV-ja e Kosovës ka rritur masat e kontrollit për dërgesën e mandarinave dhe do të merren mostra për testim për të përcaktuar nëse pesticidet janë të pranishme mbi nivelet e lejuara.
Dërgesat me mandarina janë ndalur në pikat kufitare midis Kosovës dhe Shqipërisë në pritje të analizave laboratorike, theksohet në kumtesën e AUV-së së Kosovës.
Ata deklarojnë se nëse AUV-ja e Kosovës nuk ka qenë e përfshirë në paralajmërimin e Sistemit evropian, megjithatë ka marrë masa për mënjanimin e dyshimeve.
"Përderisa Kosova nuk është përfshirë në kumtesën e RASFF-it, ne po marrim masa vendimtare me qëllim për të hequr dyshimet. Deri tani nuk ka asnjë element të dyshimtë në këto produkte", thuhet në kumtesë. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s