• e martë, 24 dhjetor 2024

Kosova ka marrë 75 milionë euro si pjesë të pakos për mbështetje energjetike

Kosova ka marrë 75 milionë euro si pjesë të pakos për mbështetje energjetike

Prishtinë, 3 qershor 2024 (MIA) - Shefi i zyres së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Shunjog sot kumtoi se Kosova ka marrë 75 milionë euro nga BE-ja si pjesë e Pakos për mbështetje energetike.

Ai deklaroi se sot ka biseduar me përfaqësuesit e Sekretariatit të Bashkësisë energjetike për harmonizimin e Kosovës me legjislacionin ligjor të Bashkësisë energjetike.

Shunjog në platformën "X" shkroi se Plani për rritje jep një nxitje shtesë për të përshpejtuar reformat dhe siguron burime financiare për projekte të rëndësishme.

"Theksuam se tranzicioni i gjelbër, integrimi dhe dekarbonizimi i sektorit energjetik janë pjesë integrale e agjendës së reformave të Kosovës, diskutuam edhe për zhvillimet e fundit në sektorin energjetik", ka shkruar Shunjog. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR