• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kosova e ndalon përdorimin e disa qeseve të plastikës, të tjerat do të paguhen

Kosova e ndalon përdorimin e disa qeseve të plastikës, të tjerat do të paguhen

Prishtinë, 7 shtator 2023 (MIA) - Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu, ka bërë të ditur sot se është finalizuar Udhëzimi Administrativ, sipas të cilit ndalohet përdorimi i disa llojeve të qeseve të plastikës në dyqane, ndërsa të tjerat do të paguhen, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

 Në një konferencë për shtyp me shefin për bashkëpunim në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Alesandro Biankardi, Aliu informoi se ndalimi i qeseve plastike deri në 25 mikron do të bëhet menjëherë dhe ato mund të përdoren vetëm për pemë dhe perime. Qeset prej 25 deri në 50 mikron do të mund të përdoren, por nuk duhet të kenë logo dhe do të paguhen nga pesë centë.

 "Me Udhëzimin administrativ.... do të kemi ndalesë për qese plastike deri 25 mikron, gjegjësisht  ato qese të holla të plastikës të cilat përdoren sot dhe mund të merren falas nëpër markete do të ndalohen plotësisht. Deri 25 mikron do të lejohen vetëm ato të cilat përdoren për permë dhe perime dhe nuk duhet të kenë mbajtëse. Qeset nga 25 deri 50 mikron do të lejohen për përdorim dhe do të kushtojnë pes centë, por nuk lejohet të kenë logo të prodhuesit", infornin Aliu.

 Ai tha se do të ketë edhe ndalesë për prodhim, importi dhe shitje në treg të qeseve jo të biodegradueshme.

Foto: Printskrin 

 

QËNDRONI TË LIDHUR