• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kosova dhe SHBA-ja nënshkruan marrëveshje për mbrojtje të informatave të klasifikuara

Kosova dhe SHBA-ja nënshkruan marrëveshje për mbrojtje të informatave të klasifikuara

Prishtinë, 24 gusht 2023 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhefri Hovenier sot nënshkruan, në emër të qeverive të të dy shteteve, marrëveshje për masat e sigurisë për mbrojtje të informatave të klasifikuara, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në fjalimin para mediumeve pas nënshkrimit, Kurti deklaroi se "koncepti i sigurisë kombëtare është udhërrëfyes i sundimit prëgjegjës".

"Siguria kombëtare është e drejtë dhe nevoje. Ajo përkthehet në vullnetin dhe obligimin e Qeverisë te merr vendime me të cilat garanton pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit, detyrë kjo e cila kërkon jo rrallë ruajtjen e informacionit si konfidencial. Mbrojta e atillë e informacionit parashihet me ligi dhe siguron mbrojtje përderisa interesi kombëtar dikton një gjë të tillë. Prandaj sot, se bashku me ambasadorin Hovenier u dakorduam që informacioni i kategorizuar si i tillë do ruhet ashtu siç e parasheh legjislacioni nacional dhe nuk do zbulohet përveç ndaj atyre që posedon certifikatë të sigurisë, pa marrë parasysh pozitën apo titullin që personi i interesuar në informacion të klasifikuar gëzon", tha Kurti.

Marrëveshja, informoi Kurti, i parasheh veprimet e të dy palëve lidhur me informatat e humbura, mënyrën e shkatërrimit të informatave të klasifikuara dhe nddarjen e tyre lidhur me palët e autorizuara.

Ambasadori Hovenier tha se kjo marrëvehsje e avancon aftësinë e Kospvës për mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial, përmes këmbimit të informatave me SHBA-në.

"Konkludoj se kjo marrëveshje është e rëndësishme jo vetëm si kulmim i një koordinimi dy vjeçar, por gjithashtu përfaqëson përkushtimin e fortë të ShBA-së për bashkëpunim në fushën e sigurisë me Kosovën. Përmes kësaj marrëveshjeje vendet tona kanë marrë përsipër obligime për të mbrojtur informacionet e klasifikuara të njëra tjetrës, duke i hapur dyert për të bartur këto informacione. Kjo marrëveshje e avancon aftësinë e Kosovës për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e vet territorial përmes ndarjes së informacioneve me ShBA-në. Dhe përsëri dua ta bëjë të qartë se ne mbetemi të palëkundur ndaj sovranitetit të Kosovës dhe integritetit të saj territorial", tha Hovenier.

 

QËNDRONI TË LIDHUR