• e diel, 06 tetor 2024

Kosovë: Nga 1 nëntori janë regjistruar 733 automjete me targa RKS

Kosovë: Nga 1 nëntori janë regjistruar 733 automjete me targa RKS

Prishtinë, 7 nëntor 2023 (MIA) - Nga 1 nëntori e deri më sot 733 automobila nga veriu i Kosovës me targa të cilat Prishtina i vlerëson si të "jashtëligjshme" janë regjistruar me targa RKS, njoftoi policia e Kosovës.

Zëvendësdrejtori i policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani, deklaroi se deri më sot në mesditë janë regjistruar 88 automjete me targa të Kosovës. 

Më parë, MPB e Kosovës vlerësoi se regjistrimi masiv i veturave në veri të Kosovës ka ndodhur "sepse tashmë nuk ka kriminelë të fuqishëm". 

"Mund të duket e paimagjinueshme nga perspektiva e para një viti, por sot në katër komunat e veriut shërbejnë zyrtarë policorë që janë në shërbim të rendit dhe ligjit e në luftim të kontrabandës, grupeve kriminale e terroriste. Se shumica ishin vetë pjesë e krimit e kontrabandës tregon edhe përfshirja e ish-zyrtarëve policorë jo vetëm në rastin e Banjskës", ka thënë javën e shkuar ministri Xhelal Sveçla.

Mundësia për regjistrimin e veturave me targa serbe me akronime të qyteteve në Kosovë me targa RKS vlen deri më 1 dhjetor të këtij viti. fc/

Fotografia: Fejsbuk

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR