Koshta, Fon der Lajen dhe Mecola: Liderët vizionarë kanë hapur rrugën për prosperitet, paqe, demokraci, solidaritet dhe bashkëpunim në Evropë
- Intervenimi revolucionar i liderëve vizionarë për të zëvendësuar rivalitetin historik me sovranitet të përbashkët, përmes integrimit ekonomik dhe politik, ka hapur rrugën për epokë prosperiteti, paqe, demokraci, solidaritet dhe bashkëpunim në Evropë, theksuan në një porosi të përbashkët me rastin e Ditës së Evropës - 9 maji, kryetari i Këshillit Evropian Antonio Koshta dhe kryetaret e Eurokomisionit dhe Europarlamentit, Usurla fon der Lajen dhe Roberta Mecola.
- Post By Fami Bajrami
- 16:59, 9 maj, 2025
Bruksel, 9 maj 2025 (MIA) - Intervenimi revolucionar i liderëve vizionarë për të zëvendësuar rivalitetin historik me sovranitet të përbashkët, përmes integrimit ekonomik dhe politik, ka hapur rrugën për epokë prosperiteti, paqe, demokraci, solidaritet dhe bashkëpunim në Evropë, theksuan në një porosi të përbashkët me rastin e Ditës së Evropës - 9 maji, kryetari i Këshillit Evropian Antonio Koshta dhe kryetaret e Eurokomisionit dhe Europarlamentit, Usurla fon der Lajen dhe Roberta Mecola.
"Para 75 viteve, në kontinentin, i cili doli nga shkatërrimi i Luftës së Dytë Botërore, liderët vizionarë vendosën të bashkojnë prodhimin dhe tregjet për qymyr dhe çelik për të siguruar paqe të qëndrueshme në Evropë. Sot, në Luksemburg, vendlindja e Robert Shumanit, festojmë deklaratën historike të 9 majit të vitit 1950, me të cilën janë hedhur themelet e Bashkimit Evropian siç e njohim sot", thuhet në deklaratë.
Aty shtohet se me kalimin e kohës, gjithnjë e më shumë vende kanë vendosur t'i bashkohen projektit të përbashkët evropian, duke dëshmuar për tërheqjen e vlerave të përbashkëta, demokracisë dhe unitetit midis popujve të kontinentit tonë.
"Sot, puna jonë për paqe në Evropë, vetë thelbi i Deklaratës së Shumanit, nuk ka përfunduar. Evropa përsëri po përballet me sfida të mëdha. Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës ka sjellë luftën para pragut tonë. Tensionet globale janë në rritje. Ndryshimet klimatike ndikojnë në jetën e miliona njerëzve në Evropë dhe mbarë botën", potencojnë Koshta, Fon der Lajen dhe Mecola.
Ata më tej potencojnë se e konfirmojmë përkushtimin tonë të thellë ndaj projektit evropian që bashkon popujt e Evropës, si dhe ndaj procesit të zgjerimit si investim më i mirë gjeopolitik i Bashkimit Evropian.
"Po dyfishojmë përpjekjet tona për të siguruar prosperitet të vazhdueshëm ekonomik, rritje të konkurrencës ekonomike dhe përparim social për qytetarët evropianë. Po ndërmarrim hapa të paprecedentë për të forcuar sigurinë dhe mbrojtjen tonë dhe autonominë tonë strategjike. Jemi të vendosur të mbështesim rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, të përforcojmë multilateralizmin dhe të veprojmë si partner të besueshëm global. Evropa është zotëruese e fatit të saj. Ne mbështesim Ukrainën në të gjitha përpjekjet e saj drejt paqes së drejtë dhe të qëndrueshme. Fryma e Deklaratës Shumanit vazhdon të jeton. Ajo do të vazhdojë të na udhëheqë teksa bashkojmë forcat për të siguruar paqen, prosperitetin, solidaritetin dhe bashkëpunimin në Evropë", shtohet në mesazhin e Koshtës, Fon der Lajenit dhe Mecolës me rastin e Ditës së Evropës - 9 maj. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s