Koshta dhe Fon der Lajen në darkë me Vuçiqin në Bruksel, ndërsa Sorenseni për vizitë në Beograd
- – Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen nesër në Bruksel do të kenë darkë të përbashkët me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, përderisa përfaqësuesi special i BE-së për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen prej sot e deri të mërkurën do të qëndrojë për vizitë në Beograd, informon korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.
- Post By Fitore Curri
- 14:44, 24 mars, 2025

Bruksel, 24 mars 2025 (MIA) – Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen nesër në Bruksel do të kenë darkë të përbashkët me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, përderisa përfaqësuesi special i BE-së për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen prej sot e deri të mërkurën do të qëndrojë për vizitë në Beograd, informon korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.
“Darka do të jetë mundësi që të bisedohet për një numër të madh të çështjeve dhe sigurisht edhe protestat aktuake të cilat mbahen në Serbi do të jenë pjesë e diskutimeve”, deklaroi zëdhënësja kryesore e Komisionit Evropian, Paula Pinjo, duke shtuar se Unioni e inkurajon Serbinë që të punojë në zbatimin e reformave të cilat duhet t’i bëjë.
Në pyetjen e gazetarëve “nëse darka përfaqëson mbështetje” nga BE-ja për Vuçiqin, Pinjo deklaroi se Fon der Lajen ka takime me liderë nga e gjithë bota në bazë ditore dhe ato janë mundësi që të bisedohet për çështje për të cilat ndonjëherë kanë qëndrime të ndryshme, si dhe për aspekte të ndryshme nga agjenda vijuese.
E pyetur nëse përveç se me Vuçiqin planifikohen darka të tilla të ndara edhe me liderë të tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Pinjo u përgjigj se mundësia e tillë nuk përjashtohet në periudhën e ardhshme.
“Nëse ka mundësi presidentja i shqyrton dhe nën kushtin të ketë hapësirë në agjendën e saj, shumë shpesh jep përgjigje pozitive, veçanërisht kur liderët vijnë në Bruksel”, shtoi Pinjo.
Lidhur me akuzat e Vuçiqit se Perëndimi i organizon protestat në Serbi, Pinjo u përgjigj se BE-ja “sigrisht nuk qëndron pas këtyre protestave”, por se shkaqet për pakënaqësinë që shkaktuan ato “mund të jenë mjet i diskutimit në takimin e nesërm me presidentin”.
Në pyetjen nëse BE-ja është në kontakt me Uashingtonin rreth ngjarjeve në Ballkanin Perëndimor, zëdhënësja e Komisionit Evropian për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë Anita Hiper deklaroi se Unioni bashkëpunon me SHBA-në dhe me partnerët e tjerë kur bëhet fjalë për dialogun Prishtinë – Beograd dhe për çështjet e tjera të Ballkanit, por se deri më tani nuk ka çka “të shtojë diçka më konkrete” për ato kontakte.
“Kur bëhet fjalë për dialogun, BE-ja është shumë e përkushtuar në të. Rruga drejt Bashkimit Evropian për të dyja palët shkon përmes dialogut me ndërmjetësim të BE-së”, shtoi Hiper. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s