• e diel, 30 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Korrespondenti i Al Xhezirës dhe gazetës japoneze Asahi Shimbun vriten në Rripin e Gazës

Korrespondenti i Al Xhezirës dhe gazetës japoneze Asahi Shimbun vriten në Rripin e Gazës

Gazë, 26 mars 2025 (MIA) – Dy gazetarë, korrespondenti i së përditshmes japoneze Asahi Shimbun dhe reporteri i Al Xheziras, kanë humbur jetën gjatë sulmeve izraelite në Rripin e Gazës, raportojnë mediat.

Asahi Shimbun njoftoi se korrespondenti Mohamed Mansur (29 ) u vra në shtëpinë e tij në Kan Junis në pjesën jugore të Gazës, ndërsa Al Xhezira identifikoi viktimën e dytë, korrespondentin e saj, 23-vjeçarin Hosam Shabat.

“Sulmet ndaj civilëve, përfshirë gazetarët, nuk janë kurrë të pranueshme në asnjë rrethanë”, shkruan e përditshmja japoneze.

Numri i përgjithshëm i gazetarëve të vrarë në Gazë që kur Izraeli filloi ofensivën ushtarake në tetor 2023 për momentin arrin 208, gjithnjë sipas autoriteteve të Gazës.

Zëdhënësi i Sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Stefan Duzharik tha në një konferencë shtypi se këto vrasje janë edhe "një shembull tjetër i rreziqeve me të cilat përballen gazetarët në Gazë dhe çdo zonë konflikti, ndërsa gazetarët duhet të mbrohen në çdo mënyrë".

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR