• e enjte, 26 dhjetor 2024

Koreper miraton "mandat të pjesshëm negociues" për Mekanizmin për ndihmë ndaj Ukrainës

Koreper miraton

Bruksel, 10 janar 2024 (MIA) - Këshilli i përfaqësuesve të përhershëm të shteteve anëtare të BE-së (Koreper) në mbledhjen e sotme miratoi një "mandat të pjesshëm negociues" të Këshillit Evropian për Propozimin për krijimin e një instrumenti të ri të vetëm për të mbështetur rindërtimin dhe modernizimin e Ukrainës, në të njëjtën kohë duke mbështetur përpjekjet e tij për zbatimin e reformave në kuadër të rrugës së saj drejt anëtarësimit në Union, njoftoi sot pasdite Këshilli i Bashkimit Evropian.

"Në këtë mënyrë, mekanizmi i Ukrainës do të unifikojë mbështetjen buxhetore të BE-së për Ukrainën në një instrument të vetëm, duke siguruar mbështetje koherente të parashikueshme dhe fleksibël për periudhën 2024-2027, përshtatur me sfidat e paprecedentë të mbështetjes së një vendi në luftë", thuhet në deklaratë. 

Ministri belg i Financave, Vinsent van Petegem thekson se BE-ja është e përkushtuar të ofrojë mbështetje të palëkundur për Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Sipas Këshillit Evropian, mbështetja financiare për Kievin në formën e granteve dhe kredive do të varet nga disa kushte dhe do të përcaktohet nga një afat kohor për pagesat. 

Komisioni propozoi që buxheti i përgjithshëm për Mekanizmin të jetë 50 miliardë euro nga të cilat 17 miliardë euro në formë granti dhe 33 miliardë euro kredi.
Në Samitin e dhjetorit, liderët e vendeve anëtare të BE-së nuk arritën marrëveshje për mbështetje financiare të Ukrainës për shkak të kundërshtimit të Hungarisë. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR