• e enjte, 26 dhjetor 2024

Koreper e harmonizoi qëndrimin për rregullat e reja për pezullim të regjimit pa viza me vende të treta

Koreper e harmonizoi qëndrimin për rregullat e reja për pezullim të regjimit pa viza me vende të treta

Bruksel, 13 mars 2024 (MIA) - Komiteti i përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare të BE-së (Koreper) sot e harmonizoi qëndrimin për Propozim-rregulloren për ndryshim të mekanizmit për pezullim të regjimit pa viza me vende të treta, që duhet t'i mundësojë Unionit që të përballet me situata të keqpërdorimit të mundësisë për udhëtim në zonën Shengen pa viza ose nëse regjimi i tillë është në kundërshtim me interesat e bllokut.

Me ndryshimet, BE-ja do të mund ta pezullojë regjimin pa viza me ndonjë vend të caktuar nëse politika e saj e vizave nuk është e harmonizuar me politikën e BE-së, në raste të rrjedhës së rritur të shtetasve të saj në Union ose për shkak të kërcënimeve hibride dhe mungesave në legjislacion ose procedurat për siguri të dokumenteve. 

Regjimi pa viza, gjithashtu, mund të pezullohet, nëse funksionon skemë për ndarjen e shtetësive të investitorëve pa lidhje të vërtetë me ndonjë vend, në këmbim për kompensime ose investime të caktuara. 

Vendet anëtare vendosën që si arsye për pezullim të regjimit pa viza ta theksojnë edhe dukshëm përkeqësimin e shpejtë të marrëdhënieve të jashtme të BE-së me shtetin konkret, veçanërisht kur kjo ka të bëjë me mosrespektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore.

Edhe në zgjidhjen e re, arsye për pezullimin e regjimit të vizave mbetet rritja e ndjeshme e numrit të shtetasve të atij vendi të cilëve u ndalohet hyrja ose konstatohet se qëndrojnë në BE më gjatë se sa lejohet, më tej me rritje të ndjeshme të numrit të kërkesave të pabazuara për azil nga qytetarët e saj, gjatë bashkëpunimit të pamjaftueshëm me Unionin për riatdhesim të personave të cilëve u është kërkuar të largohen nga territori i bllokut qoftë për shkak të një rreziku apo kërcënimi të menjëhershëm ndaj politikës publike apo sigurisë së brendshme.

Mbetet edhe dispozita, sipas të cilës, pezullimi është i mundur nëse më nuk përmbushen kushtet për liberalizimin e vizave. 

Me tekstin e harmonizuar të Koreper si prag për pezullim të regjimit pa viza përcaktohet norma prej 30 për qind e rasteve të hyrjes së refuzuar ose afatit të tejkaluar të qëndrimit, si dhe 20 për qind të kërkesave të miratuara për azil.

Me ndryshimet, kohëzgjatja e pezullimit të regjimit të vizave rritet nga të tanishmet maksimale nëntë në 12 muaj dhe me mundësi për vazhdimin e saj për edhe 24 muaj, në vend se të deritanishmet 18 muaj. 

Gjatë kohës së pezullimit, Komisioni Evropian ka për detyrim të fillojë dialog me vendin konkret me qëllim që ai të ndërmarrë hapa për mënjanimin e rrethanave dhe shkaqeve që kanë shkaktuar pezulimin e regjimit pa viza. Nëse gjatë kohës së pezullimit nuk gjendet zgjidhje për tejkalimin e rrethanave dhe shkaqeve që e kanë shkaktuar atë, BE-ja mund të marrë vendim për shfuqizim të përhershëm të regjimit të vizave. 

Në bazë të tekstit të harmonizuar nga ana e Koreper, Këshilli i BE-së do të fillojë bisedime me Parlamentin Evropian për konfirmimin e versionit përfundimtar të ndryshimeve të Rregullores. 

Për momentin BE-ja ka regjim pa viza me 61 shtete. Shtetasit e këtyre vendeve munden lirshëm pa viza të qëndrojnë në zonën Shengen deri 90 ditë, në periudhë prej gjithsej 180 ditë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR