• e shtunë, 23 nëntor 2024

Koreja Veriore e ka rritur dukshëm numrin e dërgesave në Rusi

Koreja Veriore e ka rritur dukshëm numrin e dërgesave në Rusi

Seul, 8 tetor 2023 (MIA) - Analiza e imazheve satelitore nga hekurudha në qytetin e Koresë së Veriut, Tumangang, tregon se është rritur numri i dërgesave nga Koreja e Veriut në Rusi.

Në analizën e projektit të koreanojugor “Bejond paralel”, tregohet se më 5 tetor në stacionin e trenit në Tumangang janë vërejtur 73 vagonë ​​mallrash, për të cilat supozohet se transportonin armë.

Tumangang ndodhet në kufirin me Rusinë dhe për këtë arsye supozohet se vagonët e mallrave transportojnë armë.

Më herët, një zyrtar anonim i qeverisë amerikane ka deklaruar se Koreja e Veriut kishte filluar të transportonte artileri në Rusi.

Transferimet ushtarake ndërmjet Koresë së Veriut dhe Rusisë bien ndesh me rezolutat e shumta të Këshillit të Sigurimit të KB-së dhe do të ishin subjekt i sanksioneve shtesë nga SHBA-ja dhe aleatët e saj. mb/

Foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR