• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Koreja e Veriut thotë se sateliti i saj spiun ka regjistruar xhirime të hollësishme nga Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni

Koreja e Veriut thotë se sateliti i saj spiun ka regjistruar xhirime të hollësishme nga Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni

Phenian, 28 nëntor 2023 (MIA) - Koreja e Veriut thotë se sateliti i saj i lansuar para kohe ka dërguar xhirime të hollësishme nga Shtëpia e Bardhë, Pentagoni dhe aeroplanmbajtëset bërthamore amerikane të cilat i ka parë lideri Kim Xhong -un.

Ekzistimi i fotografive nuk është konfirmuar, ndërsa ekspertët thonë se është herët që të thotë nëse sateliti spiun Malingonf -1 funksionon në rregull, shtatë ditë pas lansimit. 

Mediat shtetërore të Phenianit raportuan se Kim Xhong-un, i cili ka ndjekur lansimin dhe më pas organizoi një banket për shkencëtarët dhe punonjësit e programit hapësinor, ka parë fotografitë e dy vendeve të qeverisë amerikane të bëra natën vonë të hënën.

Sateliti, sipas tyre, kapi gjithashtu fotografi të një baze detare amerikane, një kantier detar dhe një aeroport në Virxhinia. Regjistrimet, siç thonë ata, përfshijnë katër aeroplanmbajtëse amerikane me energji bërthamore dhe një aeroplanmbajtëse britanike.

Koreja e Veriut thotë se sateliti ka fotografuar edhe instalacione ushtarake në Korenë e Jugut, si dhe nga territori paqësor amerikan Guam dhe shteti Havai. Asnjë nga fotografitë nuk është publikuar në publik. 

Sateliti spiun shkaktoi zemërim në Këshillin e Sigurimit të KB-së. Sanksionet e KB-së zbatohen për satelitët e Koresë së Veriut sepse ato përmbajnë teknologji të ndaluar të përdorur në programin e raketave balistike të regjimit.

Ambasadori koreanoverior në KB, Kim Song i akuzoi kritikuesit për hipokrizi.

"Një palë ndërluftuese, SHBA-ja, na kërcënon me armë bërthamore. Është e drejtë legjitime për Korenë e Veriut si një vend tjetër ndërluftues që të zhvillojë, testojë, prodhojë dhe posedojë sisteme armësh ekuivalente me ato që SHBA-ja ka ose po zhvillon", tha Kim Song.

Përfaqësues të shërbimeve të inteligjencës së Koresë së Jugut thanë se besojnë se Rusia i ka ndihmuar Veriut që ta lansojë Maligiong - 1 në këmbim për municion për luftën në Ukrainë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR