• e enjte, 26 dhjetor 2024

Koreja e Veriut për herë të parë ka pranuar se ka instalim për pasurimin e uraniumit

Koreja e Veriut për herë të parë ka pranuar se ka instalim për pasurimin e uraniumit

 Phenian, 13 shtator 2024 (MIA) - Lideri i Koresë së Veriut Kim Xhong-un ka bërë thirrje për rritjen e numrit të centrifugave për pasurimin e uraniumit për të rritur prodhimin e armëve bërthamore për vetëmbrojtje, njoftuan mediat shtetërore.

 Kimi e bëri thirrjen gjatë një vizite në Institutin e Armëve Bërthamore dhe një bazë prodhimi për "materiale bërthamore për armë", njoftoi agjencia e lajmeve KCNA e Koresë së Veriut.

 Në njoftim nuk bëhet e ditur vendndodhja e objekteve dhe as data e inspektimit.

 Kjo është hera e parë që Koreja e Veriut publikisht e  zbulon ekzistencën e një fabrike për pasurim të uraniumit.

 Gjatë vizitës, Kimi "e theksoi nevojën për rritjen shtesë të numrit të centrifugave në mënyrë që të rriten në mënyrë eksponenciale armët bërthamore për vetëmbrojtje në përputhje me linjën e partisë për ndërtimin e forcave të armatosura bërthamore".

 Kimi,  gjithashtu, e mbikëqyri gjuajtjen testuese të një rakete të re me shumë fupi prej 600 milimetra, raportoi KCNA.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR