• e shtunë, 23 nëntor 2024

Koreja e Veriut konfirmon se ka arrestuar një ushtar amerikan

Koreja e Veriut  konfirmon se ka arrestuar një ushtar amerikan

 Phenian, 3 gusht 2023 (MIA) - Koreja e Veriut ka konfirmuar se ka arrestuar ushtarin amerikan Trevis King (23), në përgjigjen e parë ndaj kërkesave për informacione rreth vendndodhjes së tij, bëri të ditur komanda e Kombeve të Bashkuara (KB).

 Komanda e KB-refuzoi të elaboronte për përgjigjen në mënyrë që të mos ndërhyjë në përpjekjet e tyre për ta kthyer në shtëpi.

 Siç raporton nga Evropa e Lirë, në përgjigjen theksohet se Pheniani ndoshta është i gatshgëm për t'i filluar negociatat.

 Komanda e KB-së, e cila mbikëqyr zonën e çmilitarizuar, kërkoi informacione rreth Kingut duke përdorur linjën e saj të drejtpërdrejtë telefonike me ushtrinë e Koresë së Veriut në Zonën e Përbashkët të Sigurisë.

Verikoreanët paraprakisht e kanë pranuar kërkesën, por kjo është hera e parë që përgjigjen, duke konfirmuar se ushtari amerikan është në paraburgim të tyre. 

 Ai duhej  të kthehet në SHBA për t'u përballur me procedurë disiplinore, por arriti të largohet nga aeroporti dhe t'i bashkohet turit nëpër zonën e çmilitarizuar.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR