• e shtunë, 23 nëntor 2024

Koreja e Veriut ka vendosur ta dëbojë ushtarin amerikan Travis King

Koreja e Veriut ka vendosur ta dëbojë ushtarin amerikan Travis King

Phenian, 27 shtator 2023 (MIA) - Koreja e Veriut ka vendosur ta dëbojë ushtarin amerikan Trevis King për të cilin më herët u kumtua se kishte pranuar se kishte hyrë ilegalisht në vend, publikoi sot agjencia e lajmeve e Koresë së Veriut KCNA.

Mediat britanike transmetuan se në raportin përfundimtar të hetimit për hyrjen e paligjshme të King në Korenë e Veriut në korrik të këtij viti thuhej se King ka thënë se ishte i indinjuar nga trajtimi johuman dhe diskriminimi racor në radhët e ushtrisë amerikane.

"Trevis King pranoi se vendosi të vjen në Korenë e Veriut sepse ndihej keq për trajtimin çnjerëzor dhe diskriminimin racor në ushtrinë amerikane", deklaroi më parë një zyrtar i Phenianit për Agjencinë koreane.

Raporti i agjencisë shtetërore të Koresë së Veriut nuk precizon se ku do të internohej ushtari, megjithëse Koreja e Veriut kishte vënë në dukje më parë në hetimet e saj fillestare se King donte një vendstrehim ekskluzivisht në Korenë e Veriut.

Para se të kalonte kufirin në Korenë e Veriut, King vuajti dy muaj burg në burgun e Koresë së Jugut me akuzë për sulm dhe u lirua më 10 korrik. Më pas ai duhej të fluturonte për në SHBA për t'u përballur me masat disiplinore, por arriti të largohej nga aeroporti.

King është një specialist i inteligjencës që në ushtri është që nga janari 2021, ndërsa erdhi në Korenë e Jugut si pjesë e një rotacioni të trupave amerikane.

Foto: Si-En-En nga FB

QËNDRONI TË LIDHUR