• e enjte, 26 dhjetor 2024

Koreja e Veriut gjuajti rreth 200 predha artilerie pranë kufirit me Korenë e Jugut

Koreja e Veriut gjuajti rreth 200 predha artilerie pranë kufirit me Korenë e Jugut

Seul, 5 janar 2024 (MIA) - Koreja e Veriut gjuajti rreth 200 predha artilerie në ujërat në bregun e saj perëndimor këtë mëngjes, si pjesë e një stërvitjeje ushtarake, njoftoi ushtria e Koresë së Jugut.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Koresë së Jugut njoftoi se kishte regjistruar zjarr artilerie në veri të vijës kufitare të Zonës së Çmilitarizuar, e cila është de fakto kufiri detar midis dy vendeve, raporton agjencia e lajmeve Jonhap.

Zona tampon u krijua si pjesë e marrëveshjes ushtarake ndërkoreane të nënshkruar më 19 shtator 2018, për të ulur tensionet kufitare.

Këto stërvitje të Koresë së Veriut janë një provokim për Korenë e Jugut dhe nuk u raportuan dëme në incident. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR