• e martë, 24 dhjetor 2024

Koreja e Veriut dhe Rusia nënshkruan protokoll për bashkëpunim ekonomik dhe shkencor

Koreja e Veriut dhe Rusia nënshkruan protokoll për bashkëpunim ekonomik dhe shkencor

Phenian, 21 nëntor 2024 (MIA) - Koreja e Veriut dhe Rusia nënshkruan një protokoll bashkëpunimi pas takimeve për tregti, ekonomi, shkencë dhe teknologji në Phenian, njoftoi media shtetërore e Koresë së Veriut, KCNA.

 Sipas Ministrisë ruse për Burime Natyrore, vendet ranë dakord të rrisin numrin e fluturimeve çarter pas takimit

Midis janarit dhe shtatorit, numri i turistëve që udhëtuan midis Rusisë dhe Koresë së Veriut arriti në më shumë se 5.000 njerëz dhe më shumë se 70 për qind e tyre udhëtuan me aeroplan. Pritet që rritjet e fluturimeve çarter të nisin jo vetëm nga rajoni lindor i Rusisë pranë Koresë së Veriut, por edhe nga qytetet kryesore ruse në zona të tjera, raportojnë mediat ruse, duke cituar Ministrinë.

 Pheniani dhe Moska i kanë forcuar shkëmbimet diplomatike dhe ekonomike në vitet e fundit, që kulmoi me vizitën e Putinit në Korenë e Veriut në qershor, kur udhëheqësit e vendeve ranë dakord për një pakt të përbashkët të mbrojtjes.

 Rritja e lidhjeve të mbrojtjes midis vendeve kanë ndezur alarmin ndërkombëtar, me Uashingtonin, Kievin dhe Seulin që dënojnë Korenë e Veriut për dërgimin e pajisjeve ushtarake dhe më shumë se 10.000 trupa në Rusi për të mbështetur luftën e saj kundër Ukrainës. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR