• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Koreja e Jugut do ta rishqyrtojë vendimin për dërgim të drejtpërdrejtë të armës për Ukrainën

Koreja e Jugut do ta rishqyrtojë vendimin për dërgim të drejtpërdrejtë të armës për Ukrainën

Seul, 20 qershor 2024 (MIA) - Koreja e Jugut do ta rishqyrtojë politikën me të cilën ndalohet që drejtpërdrejtë të dërgojë armë për Ukrainën, deklaroi sot këshilltari i presidentit koreanojugor, Çang Xo-xhin.

Deklarata e tij vijoi pas nënshkrimit të marrëveshjes për mbrojtje mes Koresë së Veriut dhe Rusisë.

Në Korenë e Jugut në fuqi është ndalesa për shitje në zona të konfliktit aktiv, SHBA-ja dhe Ukraina kërkuan rishqyrtim të vendimit të tillë. Në korrik të vitit 2022, pesë muaj pas pushtimit rus ndaj Ukrainës, Seuli nënshkroi marrëveshje për armatosje me Poloninë. Marrëveshja përfshin dërgimin në Ukrainë të tankeve, raketahedhësve dhe aeroplanëve. 

Koreja e Jugut, si dhe Japonia sot shprehën shqetësim serioz për shkak të nënshkrimit të marrëveshjes mes Koresë së Veriut dhe Rusisë, sipas të cilës nuk përjashtohet "bashkëpunimi ushtarak-teknik" dhe parasheh "ndihmë reciproke në rast të ndonjë sulmi".

Presidenti rus Vladimir Putin dhe lideri koreanoverior Kim Xhong - un në takimin e djeshëm në Phenian nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim, e cila përfshin premtim të ndihmës reciproke nëse sulmohen. 

"Çdo bashkëpunim i cili direkt ose indirekt kontribuon për fuqizim të kapaciteteve ushtarake të Koresë së Veriut është shkelje e rezolutave të Këshillit të Sigurisë së KB-së", deklaroi Çang. 

Seuli më parë e akuzoi Phenianin se e furnizon Rusinë me armë për luftën e saj në Ukrainë në këmbim të mbështetjes teknologjike ruse. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR